Fronti i ftohtë ajror që mbrëmë erdhi nga veriu solli ulje të temperaturave, por nuk solli pothuajse fare reshje atmosferike dhe kjo ka qenë më se e pritur.
Vendi ynë do të përfshihet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash gjatë gjithë ditës. Pritet që në orët e para të mesditës dhe pasdites vranësirat të pësojnë zhvillime të përkohshme duke sjellë shira të pakët në zonat Jugore.
Po ashtu pjesërisht zonat Qendrore dhe Veriore do të kenë reshje të pakta. Sakaq, pjesa më e madhe e bregdetit do të jetë me mot të qëndrueshëm.
Përsa i përket temperaturave, ato do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur në vlerat ditore nga 6°C deri në 27°C.