Ndodh incidenti i radhës në Fier/Pritet që të mbërrijë Rama, LSI: Bashkia po na heq banderolat (VIDEO)

Një incident ka ndodhur sot para takimit të Ramës në Fier, ku LSI-ja shigjeton Bashkinë se i kanë hequr banderolat. Teksa ka ndajnë 4 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, duket se janë nxehur ‘gjakrat’.

LSI-ja akuzon Bashkinë e Fierit, ku pretendon se ka hequr në mënyrë të paligjshme banderolat e kësaj force politike, ndonëse ka një kontratë të nënshkruar mes palëve. Marrë shkas nga situata, në vendngjarje ka shkuar menjëherë ish-deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj. Me anë të një video-je të shprëndarë në Facebook-un e saj, dëshmohet edhe një prani e uniformave blu.

Policët Bashkiakë kanë shkuar për të hequr banderolën e LSI-së, pasi Rama pritet të bëjë një takim pikërisht në vendin ku është vendosur kjo banderolë. Gjatë përballjes me policët, Mehmetaj ka kërcënuar se Rama nuk do të bëjë takim në rast se heq banderolën.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *