Bojleri i dushit mund të shpërthejë nga momenti në moment nëse shkaktohen dëme materiale. Madje mund t’ju marrë edhe jetë, kjo pasi sipas ekspertëve, bojleri mund të shpërthejë për shkak të defekteve dhe parregullsive.
Fare lehtë mund të evidentoni nëse ka ndonjë parregullsi pasi mund ta identifikoni në bazë të llojit të zhurmës apo tingullit që lëshohet apo edhe procesit të vlimit që dëgjohen nga bojleri.
Si dhe gjeja e parë që duhet bërë është të ndërprisni rrymën eklektike sa më parë, ku më pas të shihni temperaturën me kusht që termometri të jetë i saktë. Duke pasur parasysh që bojleri është nën presionin, gjëja më e mirë që mund të bëni është që ta mbani të fikur ndërsa bëni dush. Rryma mund t’ju godasë nëse gjatë dushit është i ndezur bojleri me tokëzim të keq.
Nëse bojleri është në rregull (nuk ka tela të zhveshur të cilët varen jashtë, nuk pikon ujë i cili lag ndonjërin tel etj.) dhe nëse tokëzimi është bërë mirë, atëherë mund ta lini ndezur bojlerin.
Po në të kundërt, rryma mund t’ju godasë nëse gjatë dushit është i aktivizuar bojleri i cili ka tokëzim të keq.
Megjithatë, këshillohet që gjithmonë, pa marrë parasysh a është tokëzimi i mirë apo jo, që bojlerin ta fikni para se të hyni në dush!