Ndihmës Sekretarja e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried u takua sot me kryeministrin Edi Rama në Kryeministri.
Ky i fundit e ka pritur zyrtaren e lartë të DASH në zyrën e tij, ndërsa takimi zgjati rreth 1 orë e 20 minutash.
Mësohet se fokusi i bashkëbisedimit me Ramën ka qenë politika e jashtme dhe integrimi në BE, kriza në Ukrainë apo Integrimi në Bashkimin Evropian.
Ndër të tjera është diskutuar edhe rreth zhvillimeve politike në vend, si reforma në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit.
Pas takimit me Ramën, zyrtarja e DASH do të takohet në Kryesinë e Kuvendit me deputetët e PD-së, Enklejed Alibeaj, Jorida Tabaku si dhe Gazment Bardhin