Prokurori i Durrësit, Arjan Ndoj do të dalë sot para vettingut, i cili i mbijetoi një atentati në 2019-ën në Mbikalimin e Shkozetit.
Ngjarja e rëndë bëri që për pasojë të mbetej i vrarë shoferi i tij, më 1 nëntor 2019. Burime për median bëjnë me dije se se seanca në KPK drejtohet nga trupa gjykuese; Olsi Komici, Xhensila Pine si dhe Firdes Shuli.
Sakaq, i pranishëm në seancë mësohet se është vetë prokurori dhe avokatja e tij.