Aksident në Elbasan, makina përplas 21-vjeçaren

Një 21 vjeçare ka mbetur e plagosur, pasi është aksidentuar me makinë.

Mësohet se shtetasi me iniciale shtetasi K. S., 25 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen A. H., 21 vjeçe, këmbësore.

Sakaq, 21 vjeçarja është dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë.

Njoftimi i Policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 10:00, në Elbasan, në unazën e qytetit, shtetasi K. S., 25 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen A. H., 21 vjeçe, këmbësore, e cila u dërgua në Spitalin Rajonal Elbasan, për të marrë ndihmën mjekësore.

Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *