19-vjeçar përdhunon të miturën në Vlorë, policia: E kemi shpallur në kërkim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, pasi një 19 vjeçar ka përdhunuar të miturën 15 vjeçare.

Mësohet se denoncimi në lidhje me rastin është bërë prej muajit nëntor të vitit 2021. Sakaq, ky i fundit e ka detyruar që të kryejë marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

Ndërkohë, policia po punon për kapjen e këtij të fundit.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, në ngarkim të shtetasit E. K., 19 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka bërë kallëzim një shtetase 15 vjeçe, se në muajin nëntor të vitit 2021, ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj. Punohet për kapjen e shtetasit E. K.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *