44 miliard $ për Twitter, sa klube “Big” mund të blinte Elon Musk me aq para

Elon Musk ka blerë Twitter për një shifër prej 44 miliard dollarësh. Por pyetja është se çfarë mund të bënte me një shumë të tillë nëqoftëse do ti investonte në botën e futbollit.

Faqja e dedikuar botës së futbollit, “Transfmarkt”, e cila shërben si database (bazë të dhënash), ka bërë një postim në Instagram dhe duket qartë Elon Musk dhe të gjithë klubet më të shtrenjta në Europë. Të gjithë klubet Elon Musk mund t’i blinte me ato para që shpenzoi për Twitterin dhe do t’i mbeteshin edhe rreth 300 milionë euro.

Klubet që ai mund të siguronte janë : Barcelona, Real Madrid, Bayern Munich, Manchester United, Liverpool, Manchester City, Chelsea, Arsenal, PSG, Tottenham, Juventus, Dortmund, Atletico Madrid, Inter dhe Everton.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *