Një aksident rrugor është regjistruar këtë të premte në Fier, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një i ri.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë, ku makina tip “Peugeot” me targa AA734NG ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal.
Ndërkohë, banorët e zonës bëjnë me dije se makina ishte duke lëvizur me shpejtësi dhe për pasojë nuk ka mundur të frenojë dot.
Drejtuesi i mjetit, një 35-vjeçar, është dërguar me urgjencë me mjete rrethanore për në spitalin e Fierit, ku po merr ndihmën mjekësore.