Miliarderi Elon Musk i ka dhuruar Ukrainës panele diellore nga kompania e tij Tesla. Panelet do të shkojnë për t’u siguruar furnizim me energji elektrike godinave ku jepet kujdes shëndetësor pranë Kievit.
Qeveria e Ukrainës bëri të ditur se panelet diellore i mori ditën e sotme ndërsa shtoi se do të përdoren në qendrat e kujdesit mjekësor në Irpin dhe Borodyanka.
Në këto qendra kanë mbërritur furnizime me produkte mjekësore nga Spanja dhe Belgjika.