Shteti fqinj i Greqisë është tronditur sërish nga tërmet i fuqishëm këtë të premte.
Forca e tërmetit ka qenë 4.8 ballë. Epiqendra e goditjes ka qenë 45 kilometra nga zona e Iraklisit dhe me thellësi 12 kilometra.
Aktualisht nuk raportohet për lëndime në njerëz apo dëme materiale.
Kujtojmë që Greqia prej disa muajsh është nën goditjen e vazhdueshme të tërmetit, ku dhe pak ditë më parë ka patur sërish lëkundje të forta.