Gjatë mbledhjes së ditës së sotme të këshillit të ministrave është marrë vendimin për shtyerjen deri në fund të vitit të gjendjes së emergjencës për furnizimin me energji elektrike.
Në mbledhjen e sotme është shfuqizuar vendimi i shkuar dhe është ndryshuar pika 5 duke lënë në fuqi gjendjen e emergjencës deri në fund të vitit.
Vendimi i qeverisë
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “ç”, të pikës 1, të nenit 90, të ligjit nr.43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave dhe të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në vendimin nr.584, datë 8.10.2021, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime:
Pika 3 shfuqizohet.
Pika 5 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“5. Gjendja e emergjencës në furnizimin me energji elektrike i shtrin efektet deri më 31 dhjetor 2022.”.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.