Ish-krytari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka qenë sot në qytetin e Vlorës për t’u takuar me demokratët në një nga kafet e qytetit bregdetar.
Mirëpo ditën e sotme në Vlorë ka qenë gjithashtu edhe kryeministri Rama i cili inspektoi punimet në aeroport dhe në “Sheshin Pavrësia”.
Në një prononcim për mediat, Basha refuzoi të flasë për Kuvendin e ditës së nesermë të Sali Berishës.
Ndërsa pyetjes se kishte zgjedhur pikërisht ditën e sotme për të vizituar Vlorën, në një ditë me Ramën, Basha u përgjigj se nuk ishte në dijeni të vizitës së Ramës. /Priza.al