20 kg kanabis gati për t’u shitur, policia arreston 3 persona në Shkodër (VIDEO)

Policia e Shkodrës ka arrestuar katër persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër në sajë të operacionit të koduar ‘Perash’. Tre personat në fshatin Grudë Fushë, Malësi e Madhe kishin bërë gati lëndën narkotike për ta shitur. Shtetasit e arrestuar janë Artan Marku, Gëzim Sufaj, Drilon Halilhakaj.

Policia gjeti dhe sekuestroi 20 kg lëndë e dyshuar cannabis sativa, 1 armë zjarri tip pistoletë, 2 automjete dhe 3 aparate celular. Më pas operacioni policor ka vijuar me goditjen e një tjetër tentative për shitje të farave të kanabisit dhe është kapur 55 vjeçari, Dodë Frroku, banues në lagjen Perash.

Edhe këtij të fundit iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2000 fara të dyshuara kanabis dhe 2 aparate celular.

Njoftimi i plotë:

Vijon puna e pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtës pa leje.
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Perash”.

Gjatë operacionit është goditur një rast i tentativës për shitje të farave të kanabisit, me qëllim kultivimi, një rast i shitjes së lëndëve narkotike dhe një rast i armëmbajtjes pa leje.

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.

Sekuestrohen 20 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 2000 fara kanabis, një armë zjarri pistoletë, dy automjete dhe 5 aparate celular

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin Operacional dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, pas një pune të mirorganizuar, bënë të mundur finalizimin e operacionit policor të koduar “Perash”.

Si rezultat e këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. M., 29 vjeç , banues në Perash, Shkodër,

G. S., 45 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër,

D. H., 21 vjeç, banues në Grudë Fushë, Shkodër ,

D. F., 55 vjeç, banues në lagjen Perash, Shkodër.

Shërbimet e Policisë kishin marrë informacioneve në rrugë operative se shtetasit A. M., G. S., D. H., në fshatin Grudë Fushë, Malësi e Madhe, kishin bërë gati lëndën narkotike për ta shitur.

Gjatë ndërhyrjes shërbimet e Policisë kanë vënë në pranga shtetasit e lartpërmendur, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

20 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 armë zjarri tip pistoletë, 2 automjete dhe 3 aparate celular.

Operacioni ka vijuar me goditjen e një tjetër tentative për shitje të fareve të kanabisit, si rezultat i të cilit është kapur dhe vënë në pranga shtetasi D.

F., 55 vjeç, banues në lagjen Perash, Shkodër, të cilit shërbimet e Policisë gjatë kontrollit i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2000 fara të dyshuara kanabis dhe 2 aparate celular.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje”.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *