Kishte parkuar makinën para shtëpisë së tij, 30 vjeçari fierak qëllon me automatik drejt automjetit të 64 vjeçarit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier ku janë shënuar të shtëna me armë ndaj një automjeti në pronësi të shtetasit M. 64 vjeç. Fatmirësisht në makinë nuk ndodhej asnjë person. Si pasojë janë shënuar vetëm dëme materiale.

Sa i përket motiveve që shkaktuan të shtënat me armë, bëhet me dije se shkak është bërë parkimi i automjetit të 64 vjeçarit para shtëpisë së shtetasit Martin Craga i cili ka qëlluar me armë zjarri. 30 vjeçari pasi është shpallur në kërkim nga policia.

Njoftimi i Plotë:

Fier
Informacion paraprak

Qëlloi me armë zjarri në drejtim të një automjeti të parkuar, shpallet në kërkim 30-vjeçari dhe po punohet për kapjen e tij.

Sot rreth orës 19:45, në fshatin Petovë, Fier, shtetasi Martin Craga, 30 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin M. S., ka qëlluar me armë zjarri automatik në drejtim të automjetit tip “Ford” në pronësi të shtetasit M. S., 64 vjeç, (në të cilin nuk ndodheshin persona brenda), i cili ishte i parkuar pranë banesës së autorit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier dhe dy grupe të FNSH Fier janë vënë në ndjekje të autorit i cili është larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *