Topalli: Kam qenë e padëshiruar! PD-së nuk i ka mbetur asgjë demokratike

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka mbajtur fjalimin e saj në Kuvendin Kombëtar.

Topalli u shpreh e zhgënjyer nga gjithë çfarë i ka ndodhur PD-së, gjatë kësaj kohe. Ajo pohoi se partia degradoi deri në atë pikë, sa sot nuk i ka ngel asgjë demokratike.

“Kur dola nga shtëpia po mendoja, sikur një Kuvend më parë të kisha dalë dhe të kisha thënë ato që i kam shprehur prej vitesh. Herën e fundit që kam qenë në Kuvend, ishte pas zgjedhjeve të 2013, kemi bërë dhe gabime, besoj se për këtë bëjmë të gjithë dakord, ama në pushtet qeverisnim, dhe në opozitë ishim të fortë dhe të vërtetë. Askush nuk na quajti para 2005-ës një opozitë të rreme, askush nuk e mendonte se mund të ishim të korruptueshëm, nuk i iknim përgjegjësive, nuk dërgonim zarfe për t’u zgjedhur deputetë, ishim mësuar të bënim beteja të vërteta.

Por erdhi dita kur Partisë sonë demokratike , të mos i mbeste gjë demokratike. Atje lart! Ne udhëheqjen e saj.

Gjerat u ngatërruan dhe kur gjërat ngatërrohen, fundi i tyre duhet vlerësuar nga fillimi.

Fillimi ynë, i të gjithëve ne bashkë edhe atyre që nuk janë sot në ketë salle, por me zemër e mendje janë po aq demokrate sa ditën e pare, është arsyeja pse jam këtu sot. Ku ne fakt kam qene gjithmonë, edhe pse me dhimbje e them, për disa e padëshiruar.

Nuk kishte nevoje për analiza për të kuptuar se kishte gjera që nuk shkonin në Partine tonë. Shume ishin konfuze, të hutuar. Disa përqafuan kryetarin e ri me shprese se e ardhmja do na buzëqeshte po aq sa ai i buzëqeshte të gjithëve.

Por e ardhmja çdo dite e me shume ngjante me rrokopujën, rënien e mendimit politik e intelektual dhe jo rralle filloi te shfaqej edhe me banale se sa mund te mendohej”, tha ajo.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *