Në kërkim për vjedhje dhe kundërshtim ndaj policisë, bien në pranga dy persona në Berat

Policia e Beratit ka arrestuar sot dy persona të shpallur në kërkim, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Në pranga ka rënë 27-vjeçari me inicialet E.A., banues në lagjen ‘Donika Kastrioti’, Berat. Ai u ndalua pasi Gjykata e Apelit Vlorë i ka vendosur masën “Arrest me burg” për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë”.

Gjithashtu, u arrestuar 26-vjeçari E. B., banues në Ura Vajgurore, të cilin Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar me burgim për veprën penale “Vjedhja”.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim.

Kapen 2 shtetas të shpallur në kërkim.

Në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të shpallur në kërkim, nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. A., 27 vjeç, banues në lagjen “Donika Kastrioti”, Berat.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Vlorë i ka vendosur masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë”.

Gjithashtu u bë kapja e shtetasit E. B., 26 vjeç, banues në Ura Vajgurore, të cilin Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar me burgim për veprën penale “Vjedhja”.

Veprimet e mëtejshme për shtetasin E. B. do të kryhen nga DVP Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *