Një aksident hekurudhor ka ndodhur këtë paradite të së shtunës.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Fushë- Mamuras, ku treni i linjës Tiranë Shkodër, është përplasur me një kamion.
Sakaq, për pasojë kamioni ka kaluar mbi shina, ndërsa fatmirësisht si pasojë e aksidentit nuk ka pasur të lënduar.
Bëhet me dije se në tren ndodheshin turistë.