Video/ Qyteti i parë mbi ujë! E pabesueshme por e vërtetë, përfundon brenda tre vitesh

Një qytet i parë lundrues në botë do të ndërtohet në brigjet e Koresë së Jugut deri në 2025.

Mësohet se drejtuesi i projektit synon që me këtë projekt të ndihmojë njerëzit që jetojnë në zonat bregdetare dhe në rrezik zhdukjeje për shkak të rritjes së nivelit të detit.

Sakaq, kjo investim është i mbështetur edhe nga OKB-ja, si dhe synohet të ketë një infrastrukturë rezistente ndaj përmbytjeve e përbërë nga disa ishuj të krijuar nga njeriu. Në momentin që ngrihet niveli i ujit ata do të ngrihen me detin për të eliminuar rrezikun e përmbytjeve.

Ky qytet do të furnizohet me energji elektrike nga panelet diellore të cilat do të jenë të mbivendosura në majë të ndërtesave, si dhe mund të përballojnë edhe fatkeqësitë natyrore si përmbytjet, cunami dhe uraganet e kategorisë 5, pasi platformat e tij lundruese do të ankorohen në fundin e detit.

Thuhet se ky projekt do të kushtojë 200 milionë dollarë dhe pritet të fillojë së shpejti falë një “marrëveshje historike”.
Teksa, mbetet e paqartë nëse banorët do të tarifohen për të jetuar atje, apo sa mund të kushtojë qiraja e një shtëpie.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *