Pjerin Prenga është shqiptari i cili u kap me “shtëpi bari” në Mbretërinë e Bashkuar.
Kujtojmë se Prenga ka qenë i përfshirë në kultivim dhe trafikim droge për shkak se gjatë një goditje policore në vitin 2019 u gjet edhe pasaporta e tij. Në atë kohë u kap drogë me vlerë 358,000 £.
Sakaq, bëhet me dije se 31 vjeçari ka dalë nga burgu pasi gjykata ka kuptuar se ai ka qenë nën presion nga trafikantët. Në vitin 2019 policia gjeti shtëpinë e barit me 427 bimë narkotike.
Mësohet se para gjykatës Pjerin Prenga ka thënë se e di që kishte bërë një veprim të gabuar dhe se i vinte keq.
Sipas tij nuk kishte zgjidhje tjetër ndaj është detyruar të punojë si kultivues kanabisi, si dhe ka ndryshuar.
31 vjeçarit i duhet të kryejë 250 orë punë pa pagesë, pra rreth 1 muaj.