Transportonin dru me “Range Rover”, i fusin “dru” policave që i ndaluan (Emrat)

Dy persona janë arrestuar në Korçë, pasi kanë dhunuar një polic, ku ky i fundit i kishte kapur duke transportuar dru zjarri pa leje.

Shtetasit Xhemal dhe Robert Jaçe, 41 dhe 52 vjeç, banues në fshatin Voskop, ndër të tjera drejtonin mjetet pa dokumentacion, tip “Range Rover”.

Njoftimi i Policisë:

Korçë

Goditën për shkak të detyrës punonjësit e policisë, pasi u kapën duke transportuar dru zjarri pa leje, me dy mjete njëri prej të cilëve pa dokumentacion, vihen në pranga 2 vëllezër dhe procedohet penalisht 1 tjetër.

Arrestohen në flagrancë Xhemal dhe Robert Jaçe, 41 dhe 52 vjeç, banues në fshatin Voskop, Korçë.

Procedohet penalisht edhe shtetasi A. J., 25 vjeç.

Këta shtetas u kapën në rrugën Voskop-Voskopojë, duke transportuar me dy mjete “Range Rover”, njëri prej të cilëve ishte pa dokumentacionin përkatës, pa targa, nga 2 m³ secili.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *