Audio-përgjimi i ri/ Berisha nxjerr bisedën se si nënkryetari i Bashkisë Klos blen votat (VIDEO)

Katër ditë nga zgjedhjet, po dalin të gjitha manipulimet për blerjen e votave. Pak më herët u publikuan detajet se si bliheshin votat për LSI-në, e ndërsa sh-kryeministri Berisha ka denoncuar me anë të një video-je si blihet vota për PS-në. Fenomeni i shitblerjes së votës nuk është i rrallë në Shqipëri, e ndërsa këto pamje dëshmojnë se tentativat janë të vazhdueshme.

Berisha ka ndarë me ndjekësit e tij në profilin e tij zyrtar në Facebook një audio-përgjim, se si po blihen votat e qytetarëve nga zyrtarët e lartë të Partisë Socialiste në Bashkitë e vendit. Rasti më flagrant ka ardhur nga Bashkia Klos, ku një qytetar pohon se si nënkryetari i ka dhënë 570 mijë lekë për të bërë dritaret e duraluminit, dhe qytetari i detyrohet t’ia shpërblejë me votë në zgjedhje.

Nga biseda rezulton se qytetari ka pasur probleme me banesën nga tërmeti, dhe nënkryetari i Bashkisë së Klosit i ka dhënë paratë për vendosjen e dritareve të reja duralumin. Nënkryetari i Bashkisë Klos (PS), Armand Gjini, ka marrë kështu garancinë nga qytetari, që pas pagesës së lekëve të votojë për Partinë Socialiste.

“Ja si blen votat krimineli elektoral, nenkryetari i bashkise Klos, Armand Gjini! Degjojeni”, shkruan Berisha bashkëngjitur videos në fjalë.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *