Dita e fundit e muajit prill nisi me shumë diell dhe temperatura të larta për këtë fillim pranvere, por në mesditë në shumë zona të vendit (përfshi edhe Tiranën) janë përfshirë nga reshje të forta shiu.
Sipas meteorologëve kjo ishte e pritshme, si dhe pritet që në vend të hyjnë masave ajrore të paqëndrueshme më të freskëta të cilat do të sjellin reshje shiu në vendin tone.
Ndërkohë, pritet që moti të ketë hera herës edhe kthjellim dhe shtim të vranësirave të pasuara nga reshje shiu në mesditë në formën e stuhive lokale në Jug dhe jug -lindje.
Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 15 m/sek në bregdet. Ndërsa, valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur.
Temperaturat do të jenë me rënie në zonat malore.