Covid-19/ 52 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njofton  ditën e sotme se nga 1,059 testime, 52 kanë rezultuar të  infektuar me Covid-19.

Ndërkohë nuk është shënuar asnjë viktimë.

Njoftimi i Ministrisë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1,059 testime, 52 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 28 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqendruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anticovid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1,059 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 52 qytetarë, në këto bashki:

20 në Tiranë, 7 në Lushnje, 6 në Krujë, 5 në Mat, 4 në Lezhë, 3 në Shkodër, Kavajë, 1 në Kurbin, Rrogozhinë, Pukë, Kukës.

Janë 398 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 28 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,213 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (30 Prill 2022)

Raste të reja ditore           52

Të shëruar në 24 orë        28

Të shtruar në spitale         5

Humbje jete në 24 orë      0

Testime ditore                 1,059

 

Testime totale               1,806,414

Raste pozitive                  275,107

Raste të shëruara            271,213

Raste Aktive                         398

Humbje jete                        3,496

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

 

Tiranë            246

Vlorë               45

Fier                 39

Elbasan           12

Korçë              11

Durrës              11

Shkodër          10

Gjirokastër       7

Berat                 6

Kukës               5

Lezhë               3

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *