Këshilli i Ministrave ka zbutur ligjin për etikën e nëpunësve të administratës. Në një rregullore të re, lehtësohet pranimi i dhuratave për nëpunësit, përcakton se ata mund të pranojnë dhurata nga qeveritë e huaja dhe organizatat ndërkombëtare, duke mos qenë nevoja e deklarimit të tyre, ndryshe nga sa ka qenë në rregulloren e vjetër.
Rregullorja përcakton njoftimin e eprorit në rastet kur ka dyshim për vlerën e dhuratës apo dhurata i kalon 10 mijë lekë të reja.
“Në rast se nëpunësi i administratës publike dëshiron të mbajë dhuratën me vlerë mbi 10 000 lekë, atëherë ai paguan diferencën e vlerës së saj, pas vlerësimit të bërë nga institucioni”, përcakton rregullorja e re, raporton TV Scan.