ATENTATI në Dobraç, i plagosuri është kushëriri i Bardhok Pllanajt, “kumbarit” të Shkodrës

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në lagjen Dobraç të qytetit të Shkodrës, ku dyshohet se ka mbetur i plagosur një person. Mësohet se shënjetër e plumbave ka qenë djali i xhaxhait të Bardhok Pllanajt, Dedë Pllanajt, i cili ka mbetur i plagosur.

Bardhok Pllanajt, i njohur si ‘kumbari i drogës’ në Shkodër, u ekzekutua me 4 prill të vitit të kaluar. Pllanaj ishte në lëvizje me automjetin e tij. Autorët e kanë ndjekur që pranë Spitalit të Shkodrës ku kishte qenë më herët, ndërsa në 150 metrat e fundit pranë banesës kanë lëvizur paralel dhe është qëlluar me breshëri plumbash kallashnikovi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *