Pas Italisë, edhe në Greqi është zbuluar një rast te një foshnje me hepatit në qytetin e Kretës.
Mediat bëjnë me dije se po hetohet nëse ka lidhje me sëmundje inflamatore të mëlçisë që janë raportuar në mbarë botën.
Rasti i konfirmuar me hepatit është një djalë 14 muajsh i cili kishte qenë i infektuar me COVID disa muaj më parë.
Pak ditë më parë fëmija ka shfaqur probleme shëndetësore dhe prindërit e kanë dërguar për ekzaminim tek mjeku pediatër.
Ekspertët kanë rekomanduar që i mituri të qëndrojë nën monitorim të vazhdueshëm.