Një aksident ka ndodhur sot në autostradën Lushnjë-Fier në afërsi të urës Semenzës, kur një mjet bujqësor i ka zënë rrugën një furgoni.
Përplasja ka shkaktuar dëmtime të rënda te drejtuesi i mjetit bujqësor ndërsa është dëmtuar lehtë dhe drejtuesi i furgonit. Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Lushnjës.
Në këtë aks, lëvizja e mjeteve bujqësore është e përditshme dhe pse ato nuk lejohen të hyjnë në rrugë. Por mungesa e rrugës dytësore detyron fermerët të kalojnë në këtë aks. Dy muaj më parë drejtuesi i një zetori humbi jetën në Zhamë, kur ra në kanal dhe e zuri mjeti poshtë.