Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e vranësirave të shpeshta të cilat në orët e para të ditës parashikohet të sjellin reshje shiu si fillim në zonat Jugore. Mesdita dhe pasditja do të gjenerojnë reshje shiu në të gjithë territorin. Por mbrëmja përmirëson gradualisht kushte e motit në zonat Jugor dhe pjesërisht ato Qendrore. Ndërsa Veriu mbetet me reshje të pakta.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen lehtë në mëngjes dhe ndjeshëm në mesditë duke u luhatur nga 5 gradë celsius deri në 19 gradë celsius.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi Verior-Veriperëndimor duke krijuat dallgëzim 2-3 ballë.