Futbolli në zi! Pëson atak kardiak, ndërron jetë futbollisti 29-vjeçar, pas pak muajsh do të bëhej baba

Një futbollist 29-vjeçar ka ndërruar jetë pranë një stadiumi në Lamia, pasi mësohet se ka pësuar infrakt në zemër.

Mediat greke njoftojnë se ngjarja tragjike ka ndodhur në stadiumin e Neos Krikellos, ku Iraklis Roditsas po luante kundër Divrit. Sipas kësaj të fundit i riu luajti në pjesën e dytë dhe rreth një çerek para përfundimit të ndeshjes u ndje keq dhe u largua i vetëm në dhomën e zhveshjes ku u rrëzua.

Ndërkohë, mjeku i ndeshjes dhe një infermier të cilët ndodheshin në stadium për t’i ofruar ndihmën e parë, duke nxituar për ta shpëtuar por futbollisti nuk iu përgjigj përpjekjeve për rikuperim.

Më pas ai u transportua me autoambulancë në urgjencën e spitalit të Lamisë, ku mjekët konstatuan vdekjen e tij.

Të gjithë bashkëlojtarët e tij dhe lojtarët e skuadrës së Iraklis Roditsas janë trishtuar nga humbja e futbollistit 29-vjeçar, i cili në fakt pas pak muajsh do të bëhej baba, pasi bashkëshortja e tij është shtatzënë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *