“Shtëpi bari” në Kashar/ Prokuroria kërkon arrest me burg për 4 të arrestuarit, vetëm një prej tyre pranon fajësinë

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën arrest me burg, për katër të arrestuarit gjatë operacionit të zhvilluar në Kashar ku u zbulua “shtëpia e barit”.

Pra, për Ylli Sulaj, Luan Sulaj, Shqipe Sulaj, dhe Xhevrie Sulaj, ndërsa për dy punonjës të OSHEE, Lufti Basha dhe Rifat Kuçi, detyrim paraqitje.

Të dy punonjësit e OSHEE pohojnë se pasi kanë evidentuar se banesa kishte më shumë 400 kë konsum energjie, kanë njoftuar policinë.
Burime për median bëjnë me dije se një prej të arrestuarve ka pranuar fajësinë.

Ndërkohë, avokati i të arrestuarve tha se Shqipja dhe Xhevria banojnë në atë banesë, por sipas këtij të fundit ata nuk kanë pasur dijeni për lëndën narkotike, si dhe Shqipja punon 16 ore në fasoneri.

Mësohet se Ylli Sula ka marrë përsipër përgjegjësinë, duke thënë se s’ka dijeni as motra, as nëna dhe as kushëriri i tij.

Ky i fundit i ka kërkuar prokurorisë mase më të lehtë sigurie, pasi pohon se vuan nga zemra dhe duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *