Berisha “non grata”/ Bujar Kapexhiu zbulon se kush do të jetë kryetari i PD-së: Unë jam i sigurt për këtë!

Artisti, Bujar Kapexhiu pohon se shpallja e Berishës “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është një absurditet.

Kapexhiu i ftuar në emisionin “Shqipëria live”, tha se Lulzim Basha ka qenë gabimi më i madh në të gjithë linjën e PD-së.

“Nuk lejohet të shkojë në Amerikë, atëherë të mos shkojë atje. Mua më duket kjo absurde. Unë nuk e besoj që Berisha është i korruptuar. Ka pasur të tjera gabime dhe të tjera qëndrime. Ne i jemi mirënjohës dhe të detyruar ndaj SHBA-ve por edhe neve kemi gardhin e rregullave dhe ligjeve të tona, për të cilat i lutemi të tjerëve të mos ndërhyjnë!

Mund të japin këshilla por jo urdhra. Vangjush Dako është ‘non grata’, unë e kam mik, se kuptoj pse është shpallur i tillë. Me betoniere do ta sulmojë ai Amerikën? Lulzim Basha ka qenë gabimi më i madh në të gjithë linjën e Partisë Demokratike. Unë e kam shumë shumë mik. Por ai bëri shumë gabime. Unë i pata thënë që nëse nuk fut të rinj në parti unë do të jem i pari që nuk të votoj. Duheshin të rinj që kanë një lloj personaliteti”, tha Kapexhiu.

Sakaq, shton se është i sigurt se Berisha do të jetë kryetari i ri i Partisë Demokratike.
“Unë jam i sigurt se do të zgjidhet Sali Berisha për kreun e partisë, por ama ka edhe kandidatë të tjerë. Kanë edhe ata pretendime. Deri tani askush s’ka asnjë emër se kush mund të jetë në vend të Berishës, por ky proces mund ta nxjerrë një njeri të spikatur”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *