Video/ “Ti dhe Muli keni mbetur”,  Rama i saktë me profetësinë e tij në lidhje me PD-në

Situata në PD mund të ishte parashikuar vetëm nga një njeri, kush tjetër përveç kryeministrit Edi Rama. Më 13 tetor të vitit 2017, plot 5 vite më parë, kryeministri Edi Rama ironizonte “besnikët” e PD-së, pa e ditur se fjala e tij do të kthehej në realitet.

Atë ditë në Kuvend u hodhën akuzave të forta nga opozita, për Ramën, dhe e anastasjellta.

Sakaq, në momentin që Lulzim Basha u afrua në foltoren e Kuvendit për të marrë fjalën për të replikuar, Rama i drejtohet Berishës duke i thënë se mund të lironte Foltoren vetëm nëse i jepte leje Bashës.

E teksa fliste, vuri re mungesën e Flamur Nokës, të cilën e komentoi kështu:

Pjesë nga biseda:

Edi Rama: Mos u ço se nuk kam mbaruar

Vasilika Hysi: Të lutem zoti Basha ka kërkuar për replikë fjalën doktor Berisha

Edi Rama: Nuk kam mbaruar. Ulu, jo! Ulu atje. Sali e di pse… Malli është ndjenjë njerëzore! E kapi papritur një mall dhe më erdhi përballë. unë u emocionova, por unë kurrë nuk mund ta lija që merrte fjalën para teje.

Sali Berisha nga vendi: Ik merr fjalën kryetar

Edi Rama: Fjalën atij vetëm ti mund t’ja japësh? Ia dhe? Sali, unë para teje atij nuk ia lija fjalën. E kishe ti radhën .Se rrezik pastaj na hidhet Flamur Noka nga ballkoni i SHQUP-it, po nuk fole ti. A e kupton? Tani që po iu shikoja. Ore pa Flamurin, vetëm Saliu paska ngelur nga PD-ja këtu. Se këtu… O Gramoz vetëm Saliu ka mbetur. Tani Sali do flasësh ti apo ai? Po fole ti, unë ika. Po foli, ai do vazhdoj.

Sakaq, ndodhta as Rama nuk do e kishte menduar se  fjalët e tij një ditë do të rezultojnë të vërteta. Pas shpalljes së Berishës “non grata”, Noka ishte ndër të parët i cili i qëndroi në krah, duke mos e lënë kështu vetëm në asnjë dalje publike. Ai, Edi Paloka, Albana Vokshi, Tritan Shehu, Luan Baçi dhe Belind Këlliçi nuk e kanë lënë vetëm për asnjë sekondë Berishën. Megjthatë vetëm Paloka është ai i cili merr gjithmonë medaljen e artë, ndonëse nuk bën gjë tjetër veç sa plotëson profetësinë e Ramës. Këtë, pak po e sigurtë, e parashikoi.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *