“Erdhi dhe votoi”/Themeluesi i PD-së tregon përballjen me Floriana Garon: Ja si më rrëmbeu fletën

Ish-anëtari i grupit nismëtar për themelimin e PD-së, si dhe themelues i degës në Lushnje, Arben Sulo, ka treguar një ngjarje me zëdhënësen e Sali Berishës, Floriana Garo.

Sulo nëpërmjet një postimi në rrjete sociale shprehet se i ka bërë përshtypje se si mes radhës së gjatë, Garo ka marrë fletën dhe ka votuar në pak minuta. Ndonëse këta të fundit kishin më shumë se gjysëm ore në radhë.

“Qëlloi qe ‘në dhjetoristëve’ në Kuvendin e djeshëm na kishin caktuar të votonim bashkë me gratë e forumit, koincidencë, a ndoshta që kemi qenë historikisht shume xhentilë me femrat, duke filluar nga Azemi, në Benat e të gjithë. Deri këtu e thëne me humor, po ndërsa me Vin Shvarcin, themelues e kontribuues prej 32 vjetësh, prisnim me durim radhën prej me shume se gjysmë ore, bashke me zotërinj e zonja të tjera, një zonjë e gjatë vjen, direkt pa radhë, merr fletën e në pak minuta voton.

Nuk e njoha menjëherë, se tani vonë e kam parë në PD, ishte znj. Floriana Garo. Me bëri përshtypje me thëne të drejtën, për me tepër që në USA, akoma më shumë në Zvicër, e respektojnë më shumë radhën…, por vazhdimi me beri akoma me shume përshtypje…. Nejse, ‘c’est la vie’, ju uroj një fundjave sa më të bukur”, ka shkruar ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *