Real Madridi ka Reece James si opsionin kryesor për të përforcuar krahun e djathtë. Drejtuesit e sportit kanë shqyrtuar edhe opsione si tjera si Pedro Porro, por tanimë anglezi është në pole position për t’iu bashkuar Carvajal sezonin e ardhshëm.
Problemet në atë pozicion kanë qenë “ngërçi” i këtij sezoni dhe nga klubi duan ta zgjidhin. Duke përfituar nga barazimi ndaj Chelseat, bardhezinjtë testuan klubin londinez dhe pikërisht në këtë moment situata e vështirë institucionale që kalojnë blutë mund t’u hapë derën e largimit .
Në çdo rast, James ka edhe 3 vite të tjera në kontratën e tij dhe nga Londra do ta vlerësonin çmimin e lirisë së tij në një minimum prej 60 milion €, një shifër disi e lartë për një mbrojtës.