Polonia bën thirrje për sankisone ndaj rusisë: Tani është koha për…

Ministrja e Klimës së Polonisë ka bërë thirrje për sanksione të menjëhershme për gazin dhe naftën ruse. Anna Moskwa ka folur në takimin urgjent të ministrave të energjisë të Bashkimit Evropian në Bruksel.

Agjenda e sotme kishte të bënte me rezervat dhe furnizimet me gaz, pas vendimit të kompanisë Gazprom që të ndalojë furnizimin për Poloninë dhe Bullgarinë, shkruan BBC.
Por, Moskwa ka thënë se sanksionet e reja janë të domosdoshme dhe urgjente.

“Ne do të përkrahim sanksionet e plota për të gjitha lëndët djegëse ruse. Ne tashmë kemi qymyr. Tani është koha për naftën dhe hapi i dytë është për gazin. Opsioni më i mirë është t’i marrim të gjitha së bashku”, ka thënë ajo.
Komisioni Evropian ka mbajtur bisedime me shtetet anëtare për një embargo të mundshme të naftës.

Megjithatë, ministri i Ekonomisë i Gjermanisë, Robert Habeck, pranoi më herët se jo të gjitha vendet anëtare ishin gati të miratonin një plan të tillë.
Burime diplomatike i kanë thënë BBC-së se po shikohen kompromise, veçanërisht për vende si Hungaria dhe Sllovakia.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *