Çfarë ka ndodhur? Alban Skënderaj bën njoftimin e rëndësishëm për Miriamin

Këngëtarja e njohur Miriam Cani ka rënë e pre e një sulmi kibernetik. Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshorti i saj Alban Skënderaj, i cili ka dhënë lajmin për ndjekësit si edhe ka kërkuar ndjesë.

Sipas tij, të gjitha përmbajtjet në faqen e saj po i postojnë hacker-at, megjithatë Albani bën me dije se po punojnë që të rimarrin sa më shpejt që të jetë e mundur rrjetin e tyre social.

“Te dashur miq, dua t’ju bejme me dije qe faqja zyrtare e Facebook-ut te Miriamit prej disa ditesh tashme eshte marr nga disa “hackers” ne menyre te paligjshme. Ju kerkojme ndjese per postimet e shpeshta dhe pa asnje lidhje me Miriamin. Jemi duke punuar qe shume shpejt faqja ti rikthehet Miriamit. Faleminderit per durimin dhe mirekuptimin,”-shkruan ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *