“Fantazma e Kievit është thjesht një mit”, Ukraina befason me deklaratën e saj: E përdornim thjesht si frymëzim

Në Ukrainë është pranuar së fundmi se “fantazma e Kievit” ishte thjesht një mit që e përdornin përt’u frymëzuar ndaj sulmeve ruse.

Në njëartikull të “Dailymail” shkruan se piloti trim i quajtur “fantazma e Kievit” ishte një simbol frymëzues i rezistencës së palëkundur të Ukrainës kundër pushtimit rus.
Majori i Forcave Ajrore Stepan Tarabalka, 29 vjeç, u identifikua gabimisht si ‘Fantazma’ në raportet e mediave, duke e shtyrë ushtrinë ukrainase të shpërndante përfundimisht mitin.

Forcat ajrore shkroi përmes Facebook-ut të shtunën: Fantazma e Kievit është një legjendë super-heroi, karakteri i të cilit u krijua nga ukrainasit!
Tarabalka ishte një pilot i vërtetë që vdiq në betejë më 13 mars. Atij iu dha titulli Hero i Ukrainës pas vdekjes, tha forcat ajrore të Ukrainës muajin e kaluar. Por ai nuk ishte fantazma e Kievit.

“Informacioni për vdekjen e Fantazmës së Kievit është i pasaktë. Fantazma e Kievit është e gjallë, ai mishëron shpirtin kolektiv të pilotëve shumë të kualifikuar të Brigadës së Aviacionit Taktik, të cilët po mbrojnë me sukses Kievin dhe rajonin,” shkruan forcat ajrore të Ukrainës.

Legjenda u shfaq vetëm një ditë pasi Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt, pasi përdoruesit e mediave sociale filluan të përhapin pretendimet e një piloti anonim luftarak, i cili kishte rrëzuar i vetëm shumë avionë rusë.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *