Prokuroria e Palermos ka sekuestruar 18 milion euro në llogarinë e biznesmenit italian Farancesko Zumano, të cilat dyshohen se vijnë nga mafia italiane.
Kjo shumë e cila është kërkuar përmes një letërporosia nga prokuroria e Palermos, është sekuestruar edhe nga SPAK.
Shuma e parave dyshohet se është përfituar nga aktiviteti kriminal i mafias italiane, ndërsa transferta e paligjshme e parave drejt vendit tonë është realizuar nga biznesmeni Taçi.
Prokuroria e Posaçme akuzon Taçin dhe 2 personat e tjerë si të përfshirë në trasfertën e paligjshme nga bankat zvicerane në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri.
Njoftimi i Plotë nga Porkuroria:
- Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
- Lejimin e ekzekutimit të letërporosisë së autoriteve italiane të drejtësisë, përkatësisht të Prokurorisë pranë Gjykatës e Republikës pranë Gjykatës së Palermos, Drejtoria Rajonale Antimafia, për të cilën i është dhënë rrugë me shkresën Nr. 355 Prot., datë 03.02.2022 të Ministrisë së Drejtësisë, sipas objektit të përshkruar në këtë letërporosi.
- Caktimin dhe ekzekutimin për llogari të autoriteve të drejtësisë italiane të masës së sigurimit pasurore “sekuestro preventive” për shumën monetare 18,399,941.50 Euro, të ndodhur në llogarinë bankare në emër të shtetasit italian Francesco Zummo, lindur më 16.1 l.1932, lindur në Palermo, Itali, me numër llogarie numër AL96902112850281030175553537, në Bankën Alpha.
- Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.
- Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të njoftoj nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë, autoritetet e drejtësisë italiane për ekzekutimin e kësaj letërporosie.
- Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 10 (dhjetë) ditëve në Gjykatën e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit. U shpall sot, në Tiranë, më datë 03.03.2022, ora 11 : 20.