Deputeti Tritan Shehu është shprehur se Kuvendi i 30 prillit ka një rëndësi të veçantë lidhur me konsolidimin e Partisë Demokratike, që sipas deputetit do të kompletohet me zgjedhjen e kryetarit të partisë.
Shehu shprehet se Shqipëria ka vetëm një PD e cila u forcua edhe më shumë në Kuvendin e 30 prillit.
“Në Kuvend kishte një numër të madh deputetësh, disa të tjerë nuk morën pjesë, por nuk është e vërtetë se ata ju kundër vunë atij e procesit. Janë rreth 4-5 prej tyre, Alibeaj, Bardhi, Tabaku, që qëndrojnë të ngurtësuar larg, për arsye jo principiale. Por ky është një proces në vazhdim, jemi në një tren që ecën me dyer të hapura, që nuk ndalon.”, shkruan Shehu.
Më tej Shehu thekson se Alibeaj humbi mundësinë e tij për të qenë bashkues dhe se mosqenia e tij kryetar grupi nuk do të thotë përçarje për PD-në.
Reagimi i plotë:
Kuvendi i 30 Prillit ka rendesi te vecante ne procesin e formatimit e konsolidimit te PD, gje qe do te kompletohet me zgjedhjen e Kryetarit te partise.
Shqiperia ka vetem nje PD, ate qe u forcua me tej ne Kuvendin e 30 Prillit.
U krye keshtu nje hap i rendesishem edhe perbashkues, proces ky qe vazhdon e do te vazhdoje pa nderprerje.
Uroj KK te dale, por theksoj se edhe ata qe nuk kaluan pragun jane shume te vlefshem dhe pjese e rendesishme PD.
Procesi qe prej dhjetorit eshte nje proces transparent, gjithe perfshires.
Ne Kuvend kishte nje numer te madh deputetesh, disa te tjere nuk moren pjese, por nuk eshte e vertete se ata ju kunder vune atij e procesit.
Jane reth 4-5 prej tyre, Alibeaj, Bardhi, Tabaku, qe qendrojne te ngurtesuar larg, per aresye jo principiale.
Por ky eshte nje proces ne vazhdim, jemi ne nje « tren » qe ecen me «dyer te hapura», qe nuk ndalon.
Ndersa mos qenia e Z. Alibeaj si Kryetar grupi nuk do te thote percarje te PD, perkundrazi.
Z.Alibeaj e humbi shansin e tij per te qene bashkues.
Dokumenti i pare qe firmosi ai si Kryetar i grupit eshte ajo pacavure perjashtimesh e pezullimesh, qe Z.Rushaj nuk pranoi ta firmoste e dha doreheqjen.
Mos harojme se ai nuk ka kerkuar kurre ndjese per ate, perkundrazi i ka thelluar qendrimet percarese.
Grupi Parlamentar eshte nje strukture e PD, shume e rendesishme me deputet e nderuar ne ate, por vendimet politike, strategjike etj, i marrin organet drejtuese te PD.
Parimi universal per cdo deputet eshte te dialogoje me elektoratin e tij, por me tej ta ndjeke ate, ndryshe ben “divorcin” me bazen, nuk merr me votat e saj.
Deputetet jane antare te KK, ne te gjithe te zgjedhurit prej 25 Prillit nen siglen e PD jemi bashke pjese e Grupit Parlamentar, kjo eshte e pa diskutueshme, askush nuk mund ta vere ne dyshim kete.
PD jane masa e njerezve te saj, idete e saj, gje qe tashme eshte e qarte ku qendrojne.
Kjo mase e madhe zgjedh drejtuesit-kjo eshte demokracia.
Dhe pikerisht per te respektuar diversitetin e nevojshem, ne kemi vendosur fraksionet ne parti.
Shumica e dale nga vota merr vendimet politike e strategjike, pakicat respektohen e luajne nje rol te rendesishem.
Ne duhet te perfundojme organizimin e PD para veres, qe me tej t’i pervishemi pregatitjes per zgjedhjet lokale, duke u bashkuar te gjithe e u zgjeruar edhe me te tjere.
Prandaj nuk kemi kohe e mundesi te ndalojme „trenin“, qe ecen me dyer te hapura.
PD ka ditur e mund te bashkohet, edhe kur eshte ndare.
Berisha di e mund te bashkoje.
Ketu flas dhe per bashkepunimin me te gjtha forcat e tjera ne vend, europeiste e pro perendimore, qe duan te luftojne per permbysjen e ketij rregjimi.