Guvernatori lokal, Maksym Marchenko ka raportuar për një sulm me raketa të ndodhur në qytetin e Odesës, deri më tani një 15 vjeçar ka mbetur i vrarë, ndërsa i plagosur ka mbetur një person tjetër.
Marchenko nuk dha shumë detaje nga ky sulm, ndërsa e dëmtuar ka mbetur një kishë ortodokse.
Odesa aktualisht është në shtetrrethim një ditor, ku vetëm ushtarët lejohen të largohen nga vendet e strehimit.
Sipas Sky News, autoritetet kishin frikë nga prania e agjentëve rusë, pasi sot shënohet përvjetori i një përplasjeje midis aktivistëve pro-rusë dhe pro-evropianë në qytet në vitin 2014, e cila shkaktoi 48 viktima dhe dhjetëra të plagosur nga përleshjet.