Pesë persona janë arrestuar në Tiranë. Mësohet se një prej tyre është vënë në pranga pasi i është kapur në banesë lënda e dyshuar si kokaine.
Ndërkohë është arrestuar edhe një 48-vjeçar, i cili dhunonte bashkëshorten e tij.
Në pranga nga policia kanë rënë edh një 23 vjeçare si dhe shtetasi me iniciale E. Q., 19 vjeç, të dy banues në Tiranë, dhe A. M., 38 vjeç, banues në Fier, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse pa leje drejtimi.
Njoftimi i Policisë:
Vihen në pranga 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. M., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëjetueses. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: – N. N., 23 vjeçe, E. Q., 19 vjeç, të dy banues në Tiranë, dhe A. M., 38 vjeç, banues në Fier, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse pa leje drejtimi. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.