Vrasja në Elbasan/ Reagon ambasada e BE: Të hetohet me shpejtësi. Palët politike të vetëpërmbahen  

Ambasada e BE-së, ka qenë selia diplomatike e radhës që ka reaguar sot pas konfliktit me armë në Elbasan, ku mbeti i vrarë një person, eksponent i PS-së dhe u plagosën 4 persona të tjerë, mes tyre edhe një efektive policie.

Ambasada e BE deklaron se akti i dhunshëm duhet të hetohet me shpejtësi dhe të gjenden përgjegjësit, teksa bën thirrje për vetëpërmbajtje.

“Akti i dhunshëm që ndodhi sot në Elbasan duhet të hetohet me shpejtësi nga autoritetet kompetente, dhe duhet të bëhet qartësi në lidhje me përgjegjësitë dhe të ndiqet në tërësi.

Ne bëjmë thirrje për përmbajtje dhe shmangie të dhunës, retorikës inflamatore dhe gjuhës së urrejtjes në këtë moment vendimtar të fushatës elektorale”,- deklaroi ambasada e BE.

Be

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *