Masakra në Elbasan/ Gazetari Hoxha bën deklaratën e fortë: Tre furgona me njerëz të armatosur qarkullonin në qytet…  

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka reaguar për vrasjen sot në Elbasan me prapavijë politike duke e cilësuar si të paralajmëruar.

Sipas gazetarit investigativ, policia në këtë qytet është njoftuar më herët edhe nga qytetarët, por nuk ka reaguar.

“Policia është njoftuar nga qytetarë për tre furgona që qarkullonin në lagjet e Elbasanit që ishin të armatosur. Nuk dihet nëse këta ishin punonjës policie, civilë apo të tjerë.

Ta bëjmë të qartë për të gjithë ata që s’e kanë dëgjuar. Ata njerëz nuk flasin me dialektin e Elbasanit. Kanë të bëjnë me grupe kriminale normale, por nuk dihet se kush është. Kjo gjë ka ndodhur para ngjarjes”,- shkruan gazetari Hoxha në një status.

Ndërkohë më herët, ai kishte shkruar po në lidhje me këtë ngjarje se:

“Kronika e një vrasje të paralajmëruar… Asgjë jashtë parashikimeve…

“Dëshmori” i parë i zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021, është mjeku psikiatër Pjerin Xhuvani.

Ndërsa autori i dyshuar, një nga efektivët më të trajnuar të Forcave Speciale, që ka shërbyer 6 muaj në Afganistan si instruktor trajnimi i policisë afgane…”,- shkruan Artan Hoxha.

Nga një përplasje me armë mbeti i vrarë sot Pjerin Xhuvani, ish-kryetar i LSI-së në Elbasan, ish-zyrtar dhe së fundmi simpatizant aktiv i Partisë Socialiste në degën e Elbasanit.

Policia thotë se përveç viktimës janë plagosur edhe katër persona, mes të cilëve edhe një efektive e Forcave Shqiponja, Xhensila Sota, në përpjekje për të ndaluar krimin. Të plagosurit e tjerë janë identifikuar si Emiliano Prenga, Eltion Bodinaku, i cili ishte dhëndri i viktimës Xhuvani, si dhe një tjetër person, i identifikuar si Pavlo Vuksani.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *