U vranë në krye të detyrës, 3 oficerët e policisë do të prehen në Varrezat e Dëshmorëve (Emrat)

Tre oficerë policie të vrarë do të zhvarrosen ditën e mërkurë për t’u prehur në Varrezat e Dëshmorëve.

Bëhet fjalë Elham Elezajn, i vrarë në korrik të 98-ës, Rufan Hakrama si dhe Artan Cuku, më 8 prill 2017-ën, të cilët do të varrosen më datë 5 maj.

Mësohet se dy prej tyre janë varrosur në Sharre një në Tufinë, ndërsa të 3 policët janë shpallur ‘Dëshmorë të Atdheut’.

Historia e vrasjes së Elham Elezit, efektivit të RENEA-s?

Elham Elezaj zë vend në kujtesën e oficerëve më të dalluar të Policisë së Shtetit.

Ishte 9 korriku i vitit 1998. Forcat Speciale njoftohen se një person kishte marrë peng pjesëtarët e një familjeje, mes të cilëve kishte gra e fëmijë.

Elhami ishte i gatshëm në repartin RENEA, në atë që duhej të ishte dita e tij e fundit në këtë repart, sepse ishte ngritur në detyrë si shef Komisariati në Sarandë. Në detyrën e re, ai duhej të paraqitej të nesërmen.

Elhami bashkohet me kolegët që kishin rrethuar godinën, në zonën e Oxhakut në Tiranë. Informacionet ishin se 7 persona mbaheshin peng nga një ish-polic, Gëzim Kërçuku. Elhami arrin ta zgjidhë situatën e rrezikshme, por kjo i kushtoi jetën.

Elezaj do të mbahet mend si një prej efektivëve që ka marrë pjesë në disa prej operacioneve më të vështira të vitit 1997. Një prej tyre është aksioni që pasoi masakrën e Cërrikut, ku u vranë 6 gardistë.

Po ashtu, ai do të mbahet mend si efektivi që ka arrestuar kryebanditin Zani Çaushi. Sakrifica e tij sublime nuk mund të ketë shpagim, por të paktën, as minimumi nuk është bërë, që do të ishte prehja e trupit të tij në Varrezat e Dëshmorëve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *