Raporti i Gazetarët pa Kufij/ “E kam të pamundur të hesht”, Rama del me deklaratën i revoltuar

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndryshe për Ditën Botërore të Shtypit. Kur “Organizata Gazetarët pa Kufij”, radhiti Shqipërinë në mesin e vendeve problematike, Rama shkruan në rrjetet e tij sociale se në vendin tonë nuk ka media të intimiduara, por ka shumë viktima të shpifjeve.

“Në Shqipëri s’ka as media të intimiduar, as gazetarë të penguar në lirinë e tyre. Madje në Shqipëri ka gjithnjë e më shumë viktima të shpifjeve,gënjeshtrave e lajmeve të rreme! Flitet për gjyqe me gazetarë, kur në fakt s’ka! Flitet për ligjin antishpifje kur në fakt s’ekziston! Gazetarët viktima të dhunës policore në Shqipëri? Çfarë gënjeshtre! Gazetarët kritikë ndaj qeverisë përballen me sulme politike?Çfarë fantazie! Vetërregullim etik në median shqiptare?Çfarë talljeje!Vetëm titulli mungon: Ankesa për mungesën e lirisë ngaqë s’dimë ç’të bëjmë me lirinë! E di që edhe ky opinion i imi do klasifikohet si sulm, presion, agresion kundër mediave, por e kam të pamundur të hesht kur shoh se si tallen disa me lirinë e fjalës dhe se si liria e shtypit bëhet liri e shtypjes, duke shkelur mbi faktet, njerëzit dhe vendin, në emër të saj!,“-shkruan Rama në rrjetet e tij sociale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *