Botë/ Aktorja e njohur rrëfen tmerrin e jetës së saj: Regjisori më përdhunoi në makinë, kisha frikë për jetën

Një aktore e njohur greke, e cila ka dashur të mbetet anonime, ka deklaruar për mediat se është përdhunuar nga regjisori i saj.

Sipas “Prothema” në një lidhje direkte në “Real News” aktorja ka rrëfyer dramën e saj, duke thënë se pas një mbrëmjeje pasi kishin konsumuar disa gota alkool, regjisori e ka përdhunuar brenda në makinën e saj.

Aktorja e cila ka bërë me dije vetëm moshën e saj, e cila është 33-vjeçe, është shumë e njohur për publikun pasi ka luajtur role kryesore në disa seriale greke.

“Njohja jonë ishte thjesht miqësore, pasi nuk i kisha dhënë asnjëherë të drejtën më të vogël të mendonte ndryshe. Madje i kisha takuar disa herë gruan dhe fëmijën e tij dhe kishim dalë me shokë vetëm për qejf. Pas disa muajsh njohje me të akuzuarin, ai kishte fituar besimin tim. Tani isha thellësisht e bindur se ai ishte një njeri i familjes që më frymëzoi me siguri dhe besueshmëri. Në një moment ai u tërhoq mbi mua. Nuk pata forcë dhe guxim të dal nga makina. Ndihesha tmerrësisht e pambrojtur dhe madje e frikësuar për jetën time. Sigurisht, këtu më duhet të theksoj se tashmë ishin orët e para të natës në një parking të errët të paorganizuar dhe në mendje më kalonte mendimi se nëse do të dilja vetëm në një situatë të tillë në rrugë, ndoshta do të ndodhnin edhe më keq”, ka rrëfyer aktorja.

Ajo theksoi se nuk e denoncoi në kohë përdhunimin pasi ishte e frikësuar për jetën e saj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *