Aktori i humorit Romeo Veshaj konfirmoi pak ditë më parë se është ndarë nga vajza e Niko Peleshit, Aleksia.
Ndërsa, kjo e fundit e ftuar pranë emisionit “Rudina”, pohoi se është nxituar duke e bërë publike lidhjen e tyre por nga ana tjetër është ndjerë e sigurt pasi marrëdhënia kishte arritur disa pika kyçe.
Aleksia ndër të tjera tha se njerëzit ndryshojnë dhe ndjenjat po ashtu.
Sakaq, zbuloi një detaj tjetër, atë se “çifti” kishin planifikuar dhe martesën.
“Po. Bënim plane për martesë në të ardhmen e afërt, më prezantonte si të fejuarën. Ka takuar familjen time dhe këto ishin gjërat që më shtynin të kisha siguri dhe të mendoja që unë me këtë njeri i kam gjërat e finalizuara. Sa herë kam pasur probleme apo krisje kam menduar që janë gjëra që çdo çift i kalon. Ama, jam nxituar në këtë konkluzion sepse në fund të fundit unë jam vetëm 20 vjeç.
Nuk mund të pretendoj që partneri i parë që kam në jetë do të jetë i fundit, do jetë ideali, shumë larg asaj gjëje, kështu që s’funksionoi, s’funksionoi. Kaq“, tha ajo.