Në një lidhje me djalin e Jozefina Topallit, moderatorja e njohur i bën urimin romantik Genarit me anë të një fotoje

Cindy Marina, moderatorja sportive dhe djali i politikanes, Jozefina Topalli, Genari, tashmë e kanë bërë publike lidhjen e tyre.
Edhe pse ata nuk kanë shumë dëshirë të flasin për marrëdhënien e tyre, në raste të veçanta bëjnë edhe përjashtime.
Siç ka ndodhur edhe së fundmi ku moderatorja ka ndarë një foto gjatë pushimeve së bashku.
Shkak është bërë ditëlindja e Genarit.

“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime”, ka shkruar bukuroshja, krahas imazhit ku shfaqen buzë detit.

Kujtojmë që dyshja e bënë publike lidhjen për herë të parë në ditën e Shën Valentinit.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *