Tirana ka gati listën për largimet, pesë titullarë të bardhebluve me “valixhe në duar”

Tirana mund të gjendet ne një fazë delikate në fund të kampionatit, më pesë titullarë që mund të largohen nga ekipi pa luajtur në Europë.

Për vendimeve të tyre apo për arsye të tjera, Shehi duhet të ndërtojë një skuadër tjetër, pa Najdovskin, Hoxhallarin, Toshevskin, Tolin dhe Xhixhën.

Nga ana tjetër, Erjon Hoxhallari është një pikëpyetje e madhe për të ardhmen. Me shumë mundësi aventura e tij vazhdon në Rumani. Redon Xhixha flitet gjithmonë e më shumë larg Tiranës.

Me këtë ritëm bardheblutë duhet të bëjnë skuadrën nga e para në Europë, sepse nuk do të kenë pesë titullarë. Këtu nuk llogariten ofertat e Seferit, Bekajt apo ndonjë lojtari tjetër që mund të vijnë nga momenti në moment.

Klubi është duke menduar të afrojë disa lojtarë këtë verë.

Kështu, po shihet mundësia që në skuadër të bashkohet një mesfushor, i cili të luajë topin, dhe që pritet të vijë nga kampionati shqiptar, prej një prej skuadrave të Superiores.

Gjithashtu, mendohet për dy sulmues, njëri anësor dhe tjetri qendror. Gjithsesi, nëse lojtarët largohen, atëherë Osmani dhe drejtuesit e tjerë duhet të rindërtojnë skuadrën nga e para.

Emrat deri tani kanë qenë të shumtë për t’u afruar te bardheblutë, por ende nuk ka asnjë lëvizje zyrtare për të marrë sportistë të rinj në ekip.

Si fillim te Tirana duan të mendojë për titullin dhe më pas për afrimet dhe largimet. 1.2 milionë euro fitoi dy sezone më parë në Europë Tirana, kampione e Shqipërisë në futboll, pasi mori titullin e 25-të në histori.

Skuadra bardheblu nuk ia doli të shkonte dot në fazën e grupeve, pasi u eliminua nga Jang Bojsi, ndërsa vjet nuk shkoi dot as në Europë./Panorama

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *